Presidenti Ilir Meta dekretoi sot thirrjen në datën 10 shtator, të mbledhjes së Kuvendit të porsazgjedhur të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti dekretoi ditën e premte, datë 10 shtator 2021, ora 10:00, për thirrjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Vendimi vjen pas zhvillimit zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 9 shtator 2021.
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka në përbërje të tij 140 deputetë.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste mori 74 mandate, koalicioni PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.