Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot rreth orës 01:22 minuta në vendin tonë. Mësohet se lëkundjet sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës righter, janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë. Sipas EMSC, tërmeti ishte me epiqendër 13 km në veri të Lushnjes dhe me thellësi 2 kilometër. Raportohet se lëkundjet sizmike, janë ndjerë në Lushnje, Elbasan e Tiranë.

Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën mbi 50 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, sizmiologët deklaronin se në vend, mund të vijojnë lëkundjet sizmike me magnitudë të ulët. Ata e ripërsërisnin se qytetarët nuk duhet të përhapin panik, sepse këto janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të nëntorit të vitit të shkuar.

VERITAS.COM.AL