Një tërmet me magnitudë paraprake 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00:17 të kësaj të diele në vendin tonë.
Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e lëkundjeve ishte 11 kilometra nga Lushnja dhe 26 kilometra nga Elbasani.
Tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera, si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.