Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mbrëmje në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Pukës ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Lezhë e Kosovë.

EMSC shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km. Deri më tani nuk raportohet për dëme në banesa.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë në shumë qytete të vendit tonë u ndjenë lëkundje tërmeti, ndërsa epiqendra ishte 2 km në perëndim të Follorinës, Greqi.