Leonardo DiCaprio  dhe presidenti i Fondacionit të tij u takuan me presidentin e zgjedhur, Trump, për të diskutuar se sa vende pune mund të zhvillojë politika e ruajtjes së ambientit.

Në deklaratën për “Associated Press”, Terry Tamminen, CEO i Fondacionit “Leonardo DiCaprio”, konfirmoi se takimi u mbajt në Kullën “Trump” në New York City. Tamminen tha se pla e tyre u prezantuan me zotin Trump, të bijën Ivanka, dhe anëtarë të tjerë të ekipit të Trump dhe folën se si do të fokusohen në energjinë e pastër dhe të rinovueshme me qëllim që të krijohen miliona vende pune.

“ Sot ne u njohëm me presidentin e zgjedhur Trump dhe këshilltarët e tij, në kuadër të një zhvillimi të riu që të dëgjohen zëra nga shumë drejtime mbi përparimin e ekonomisë he të ambientalizmit, të cilat do të gjejnë rrugë përmes investimeve në Shtetet e Bashkuara”’- tha  Tamminen.

Aktori fitues i Çmimit Oscar ka qenë një mbrojtës i fortë i luftës për ruajtjen e klimës dhe i mbrojtjes së pasurisë së egër të natyrës. Për këtë ka krijuar edhe dokumentarin “Para përmbytjes ” duke evokuar rreziqet që mund t’i ndodhin njeriut për shkak të ndryshimeve të klimës.

DiCaprio takoi Ivanka Trump dhe e njohu atë me një kopje të filmit.

/Veritas.com.al/