Komisioni Europian ka zbuluar planet e tij për përdorimin e një sërë masave ligjore që do të bllokojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër kompanive që aktualisht po bëjnë biznes me Iranin, raporton revista “New Europe”.
Lëvizja ka ardhur menjëherë krerët e shteteve të BE në mënyrë unanime mbështeten propozimet e presidentit të KE, Jean-Claude Juncker dhe shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini gjatë samitit në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje për përdorimin e “statutit të bllokimit” që është adoptuar fillimisht në vitin 1996.
Komisioni Europian tha më 18 Maj se ka nisur një proces formal për të aktivizuar masat e bllokimit me rinovimin e një liste të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara mbi Iranin që bie brenda sferës së tij dhe tha se do të përdorë mbështetje financiare të Bankës Europiane të Investimeve për të mbështetur projektet e ardhshme të BE në Iran.
Presidenti i Shteteve të bashkuara, Donald Trump, përmes kundërshtimeve, e nxori Uashingtonin nga marrëveshja e vitit 2015 mbi programin bërthamor me Iranin dhe kthimin e sanksioneve ekonomike.
Veritas.com.al/