Nga: CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump denoncoi të martën procesin e impeachmentit të udhëhequr nga Demokratët në një letër fortësisht  te formuluar drejtuar kryetares Nancy Pelosi të Martën.

“Shkruaj për të shprehur protestën time më të fortë dhe potente kundër kryqëzatës partizane të impeachmentit që po ndiqet nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve”, shkruante Trump në letrën e tij me gjashtë faqe drejtuar Pelosit.

Presidenti argumentoi se procesi i impeachmentit ishte “një abuzim i paparë dhe antikushtetues i pushtetit” nga Demokratët, duke kritikuar nenet e impeachmentit për mosrespektim te standarteve kushtetuese për krime të larta dhe keqbërje.

“Ju keni zhvleresuar rëndësinë e fjalës shumë të shëmtuar ‘impeachment!”, ka shkruar Trump.

Trump akuzoi Demokratët se shkelën betimin e tyre të detyrës dhe shkuan kundër Kushtetutës. Ai gjithashtu sulmoi Pelosin personalisht për një “demonstrim fals të solemnitetit” gjatë procesit partizan.

Trump pranoi se ishte krejtësisht e pamundur që Pelosi të influencohej nga letra e tij.

“Ndërsa nuk kam asnjë shpresë se ju do ta bëni një gjë të tillë, ju shkruaj këtë letër për qëllimin e historisë dhe t’i vendos mendimet e mia në një rekord të përhershëm dhe të pashlyeshëm,” përfundoi Trump.

VERITAS.COM.AL/