Edhe pse kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, është zgjedhur nën emblemën e PD, gjithë selia e PD në Tiranë ka heshtur pas arrestimit të tij. Vetëm nënkryetarja e Bashkisë e quajti ‘arrestim politik’.

Por qytetarët e Lezhës janë ngritur sot në protesta, për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut të tyre Fran Frrokja, i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar nën akuzën për tjetërsimin e pronave në zonën ‘Rana e Hedhun’.

Sipas dhjetëra qytetarëve të cilët janë mbledhur përpara godinës së Policisë së Lezhës, arrestimi i Frrokajt është bërë për qëllime politike.

Në protesta kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të degës së Partisë Demokratike në zonë si dhe punonjës të bashkisë së Lezhës.

Fran Frrokaj u arrestua mbrëmjen e kaluar bashkë me 11 zyrtarët e tjerë, nën akuzat për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente për tjetërsim të pronave te ‘Rana e Hedhun’.

Në një status online ka folur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai tha se demokratët urojnë që ai të jetë i pafajshëm, ndërsa e distancoi PD-në nga çështja dhe tha që të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, ashtu edhe Frrokaj.

Ai e shiti kryetarin e Bashkisë nën moralin se të gjithë duhet “të jenë të barabartë para ligjit”.

‘Sot dua t’ju them se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër, jo një drejtësi të ndikuar nga agjenda politike e drejtuar nga një politik, për një kah tjetër.’, tha kreu i PD-së.

Veeritas.com.al/