Lezha i shtohet hartës së të prekurve me covid-19.
Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54 vjeçare e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.
E prekura me coronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.
54 vjeçarja është dërguar mbrëmë tek Infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetë karantinohet në shtëpi.