Nga: PABLO GORONDI, Associated Press

BUDAPEST, Hungari (AP) – Kryeministri i Hungarisë pretendoi të hënën se Bashkimi Evropian po kërkon të marrë përsipër mbrojtjen e kufijve të jashtëm të bllokut nga disa vende në mënyrë që të lehtësojë hyrjen e emigrantëve.

Viktor Orban, një kundërshtar i vendosur i emigracionit, tha gjatë takimit inaugurues të seancës së hapjes se sezonit te vjeshtës së parlamentit se burokratët e BE-së “nuk duan të ndalojnë emigracionin, ata duan ta menaxhojnë atë”.

Me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, qe propozoi javën e kaluar shtimin e 10.000 rojeve kufitare deri në vitin 2020 në Frontex, agjencinë e kufirit dhe agjencinë e mbrojtjes bregdetare të BE-së, Orban tha se ishte e drejtë që BE të “kthejë më në fund pikëpamjen e vet ndaj mbrojtjes së kufirit”.

“Por nuk është e drejtë nëse duan të mbajmë të drejtën e mbrojtjes së kufirit larg prej nesh dhe nëse Brukseli dëshiron të drejtojë mbrojtjen e kufijve të Hungarisë”, tha Orban. “Kufijtë tanë mbrohen jo vetëm nga profesionistë, por nga patriotë.”

Orban citoi një deklaratë të bërë nga Kancelarja gjermane Angela Merkel më 12 shtator në të cilën ajo tha se anëtarët e BE do të duhet të heqin dorë nga disa të drejta të tyre kombëtare në Frontex.

Por Orban injoroi fjalinë tjetër të Merkelit nga i njëjti fjalim në të cilin tha se vendet e BE-se duhet të ndajnë barrën e emigracionit në një shfaqje solidariteti, të cilës udhëheqësi hungarez i ka bërë rezistence.

“Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë – atdheu ynë nuk është një shtëpi kalimi, as një kamp pranimi”, tha Orban. “Nëse do të donim të përzihemi me kultura dhe civilizime të tjera, atëherë do të konsultohemi për të dhe do të vendosim, edhe pse unë do të këshilloja popullin hungarez kundër kësaj ideje”.

Orban gjithashtu konfirmoi se qeveria e tij do të apelojë mbi baza proceduriale një votim te javës se kaluar të Parlamentit Europian që synon të filloje sanksione të mundshme politike kundër Hungarisë për shkak të rreziqeve për shtetin e se drejtës dhe vlerave te BE-se.

Qeveria pretendon se vetëm përjashtimi i abstenimeve gjatë llogaritjes së rezultatit të votimit bëri të mundur arritjen e shumicës së dy të tretave që nevojiten për të kaluar mocionin.

Duke iu përgjigjur fjalimit të Orbanit, ligjvënësit e opozitës kritikuan qëndrimin e tij mbi planet e BE-së për të zgjeruar sigurinë kufitare dhe e akuzuan Orbanin për përpjekje për t’u fshehur pas popullit hungarez për dështimin e tij në Parlamentin Europian pasi Orban tha se votimi ishte kundër Hungarisë dhe jo kundër politikave te kontestuara te qeverisë së tij.

“Ju jeni shumë frikacak të thoni se … Parlamenti Evropian vlerësoi si dështim performancën jo të Hungarisë, por performancen tuaj”, tha Ferenc Gyurcsany, ish-kryeministër dhe tani udhëheqës i Koalicionit Demokratik të opozitës. “A është nëna ime 85-vjeçare përgjegjëse për atë që ka ndodhur në këtë vend apo jeni ju? Frikacakë”.

Partia Jobbik e ekstremit të djathtë, e cila gjithashtu kundërshton emigracionin, tha se Orban ishte hipokrit për të kundërshtuar emigracionin, ndërsa në të njëjtën kohë ka lejuar dhjetëra mijëra të huaj, kryesisht kinezë, por edhe shumë rusë, të merrnin dokumentet hungareze nëpërmjet blerjes së të ashtuquajturave bono te rezidencës, një skemë qe u ndërpre vitin e kaluar.

“Në këtë çështje, ju duhet të mbështetni mbrojtjen e Europës për kufijtë e saj të përbashkët,” tha udhëheqësi i fraksionit të Jobbik, Marton Gyongyosi.

Orban është përpjekur të diskreditojë çdo kritikë nga BE duke pretenduar se Hungaria po veçohet nga forcat pro-emigruese për shkak të politikave të saj kundër emigracionit dhe gjithashtu ka kritikuar udhëheqjen aktuale të BE-se.

“Ata nuk ishin në gjendje të mbanin Mbretërinë e Bashkuar brenda Europës dhe nuk ishin në gjendje t’i mbanin emigrantët jashtë, jashtë Evropës”, tha Orban. “Të dyja janë gabime historike serioze.”

___