DUSAN STOJANOVIC

BEOGRAD, Serbi (AP) – Presidenti i Serbisë falënderoi Rusinë të Shtunën që e bëri ushtrinë e vendit “10 herë” më të fortë se kur ajo u bombardua nga NATO në 1999.

Aleksandar Vucic foli të Shtunën gjatë vizitës në një njësi të mbrojtjes ajrore afër Beogradit që kohët e fundit është pajisur me sistemin rus Pantsir-S1, i cili është krijuar për të mbrojtur objektivat në tokë nga raketë mbajtëset,dronët dhe avionët me fluturim të ulët.

“Kjo është një mbështetje e madhe për mbrojtjen e qyteteve tona,mbrojtjen e infrastrukturës sonë dhe forcimin e ushtrisë sonë,” tha Vuçiç. “Ne nuk duam të sulmojmë askënd, ne duam të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.”

Vizita e Vuçiçit në njësinë e mbrojtjes ajrore përkoi me përvjetorin e ditës kur një aeroplan F-16 i Forcave Ajrore të Sh.B.A u qëllua mbi Serbi 21 vjet më parë. Piloti, David Goldfein, u shpëtua nga komandot Amerikane në një operacion që të ngre flokët përpjetë.Goldfein tani është një gjeneral që shërben si shefi i shtabit të Forcave Ajrore të Sh.B.A-së.

“Jam krenar që po vizitoj brigadën që rrëzoi F-16,” tha Vuçiç,i cili ishte ministri i informacionit të Serbisë gjatë ndërhyrjes së NATO-s.

Armatosja e Serbisë nga Rusia me aeroplanët e luftës,tanket dhe sistemet anti-aeroplan është shikuar me shqetësime në Ballkan dhe Perëndim në mes të tensioneve të mprehta në rajon që kaluan një luftë shkatërruese civile në vitet 1990.

NATO ndërhyri në Serbi për të ndaluar një sulm të përgjakshëm Serb kundër separatistëve Shqiptarë të Kosovës në 1999.Rusia,e udhëhequr në atë kohë nga Presidenti Boris Yeltsin,qëndroi kryesisht në anë.

Pavarësisht se kërkojnë zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian,Serbia nën udhëheqjen populiste të Vuçiqit ka forcuar lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleatin sllav Rusinë dhe Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet Perëndimore kundër Rusisë për politikat e saj në Ukrainë.

Vizita e Vuçiçit në bazën ushtarake u zhvillua në mes të pakënaqësisë së madhe popullore në Serbi për trajtimin nga presidenti të  pandemisë koronavirus dhe masat e bllokimit të qeverisë së tij.

VERITAS.COM.AL/