Alice Weidel,  bashkë- lider e të ashtuquajturve populistë të Partisë anti- emigracion masiv Alternative For Germany (AfD) ka folur rreth frymëzimit të saj, Margaret Thatcher, dhe rreth shpresës së saj për të influencuar politikën kombëtare gjermane në të ardhmen.

Duke folur në një intervistë për tabloidin gjerman ‘Bild am Sonntag’, bashkë-lidere e AfD  e cila e pa partinë e saj që mori 92 nga 709 anëtarë të parlamentit në zgjedhjet e Bundestagut në shtator- Weidel tha se do të qëndrojë në opozitë tani për tani, por beson se partia e saj do të piqet mjaftueshëm për të hyrë në koalicion qeveritar pas zgjedhjeve të ardhshme, të cilat mendohet se do të zhvillohen në vitin 2021.

Konservatorja e kursyer, e cila udhëhoqi AfD në krah të konservatorit Alexander Gauland tha në intervistë se ajo admiron ish kryeministren Britanike Margaret Thatcher dhe arritjet e saj për kthimin e Britanisë së Madhe përsëri në këmbë pas përballimit me rënien ekonomike të vitit 1970.

Duke shpjeguar se si ka shpërndarë një paketë të ngjashme për reformat në Gjermani, Weidel tha se ka kërkuar që të krijojë një “gjedje të lehtë” me përfitime sociale të pagesave dhe politikë ekonomike liberale.

Duke çmuar “Zonjën e Hekurt”, liderja populiste tha se “Margaret Thatcher është modeli i rolit tim politik” dhe se e admiron vullnetin e saj për të notuar kundër rrymave edhe të politikës së pranuar nëse kjo është e nevojshme, madje edhe “sikur të bëhet e papëlqyeshme”.

“Thatcher e ngriti Britaninë e Madhe kur vendi ishte ekonomikisht në gropë, por ndërtoi përsëri. Britania e Madhe akoma po përfiton prej saj”, tha ajo.

Veritas.com.al/