(FOTO: Nicola Sturgeon, Ministre e Parë e Skocisë, partizane e pavarësisë se re)/

Nicola Sturgeon, lidere e Skocisë, po pret që të fitojë votat në Parlamentin Skocez, sot, e Mërkurë, në mbështetje të referendumit për një pavarësi të re, pavarësisht prej kundërshtimeve nga Londra.

Ligjvënësit pritet që të mbështesin thirrjen e Sturgeon për referendumin e dytë kur vota e tyre në Edinburg, sot, e Mërkurë në mbrëmje, do të mbyllë debatet e dy ditëve në parlamentin e kaluar.

“Të pranojmë qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që thotë se Skocia edhe mund të ketë zgjedhjen e vet, por pa u shkëputur- për mua është e gabuar, e pandershme dhe praktikisht e paqëndrueshme”- tha dje  Sturgeon, ministre e parë e Skocisë.

Si kryetare e Partisë nnë qeverisje Partia Nacionale Skoceze, (SNP), Sturgeon ka qenë kampione pavarësisë edhe pse pavarësia kërkon aprovim nga Londra që të bëhen hapa drejt referendumit.

Duke fituar aprovimin e parlamentit Skocez, kjo mund të hapë rrugën që t’i kërkohet parlamentit Britanik për mundësinë që të thërritet një votim tjetër.

Skocia e kundërshtoi pavarësinë në vitin 2014. SPN ka argumentuar referendumin e pavarësisë me kushtet e reja të krijuara pas referendumit të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian (BE).

/Veritas.com.al/