Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur aktivizimin e linjës së energjisë prej 400 kw midis Shqipërisë dhe Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Kim shprehet se ky është një gur kilometrik i rëndësishëm, ndërsa thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe energjinë në Ballkanin Perëndimor.
Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400 KW midis Shqipërisë dhe Kosovës, është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Yuri Kim.
VERITAS.COM.AL