Bashkimi Evropian ka mirëpritur lirimin e pengjeve nga Hamasi duke vlerësuar edhe rolin e presidentit amerikan Donald Trump.

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaia Kallas u shpreh se lirimi i pengjeve është një sukses i madh për diplomacinë dhe një hap vendimtar drejt paqes.

“Lirimi i pengjeve është një sukses i madh për diplomacinë dhe një hap vendimtar drejt paqes. Presidenti Trump e bëri të mundur këtë zhvillim vendimtar”, ka thënë Kallas.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *