Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka pranuar kërkesën për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Gjyqtari Noel Veizaj pranoi kërkesën ndërsa me herët në seancë edhe prokurori Genci Mane dha dakordësinë për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat.

Në seancën e kaluar raporti i vlerësimit nga IEVP rezultoi pozitiv, sipas avokatit mbrojtës Ledio Brahio.

Salianji ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar politikisht.

Ai është shpallur fajtor për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e çështjes “Babale”.

Salianji përfunsoi në qeli në tetor të 2024 pas vendimit të Gjykatës së Apelit në 26 shtator, e cila la në fuqi vendimin me 1 vit burg.

Në këto kushte janë përmbushur dy të tretat e dënimit dhe për këtë arsye ish-deputeti kërkoi lirim me kusht, kërkesë kjo , e cila u pranua nga gjykata.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *