Gjykata e Posaçme e Apelit ka hequr masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj gazetarit Elton Qyno, të caktuar në kuadër të procedimit penal për dosjen e organizatës kriminale të Suel Çelës.
Qyno ishte me masën detyrim paraqitje për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat. Ndërkohë gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka.
“Gjyqtari vlerësoi se nuk janë vërtetuar të jenë kryer veprime për një lajm që rezulton të jetë i vërtetë. Për këtë, ka vendosur heqjen e masës detyrim paraqitje ndërsa hetimet do të vazhdojnë pa asnjë masë sigurie.”, raportoi gazetari Ermal Vija./
Komente