(FOTO” Loretta Lynch, Prokurore e Përgjithshme e SHBA)/

 

Prokurore e Përgjithshme, Loretta Lynch tha të Dielën se është “e penduar” për bisedën në pistën e avionëve ku e takoi ish- presidenti Bill Clintonon këtë verë që kaloi, ndërkohë që FBI po vazhdonte hetimet ndaj Hillary Clinton mbi përdorimin e emaileve sekrete në server privat.

Ndërsa Lynch nuk kishte folur kurrë për atë takim të datës 27 qershor në aeroportin  Phoenix, veçse si një takim miqësor. Ndërsa zgjatja e takimit brenda në bordin e avionit, një bisedë tete-a-tete, kishte një rëndësi tjetër pasi ishin shtruar disa pyetje ku ajo- ose Departamenti i Drejtësisë- mund të ishin bashkëpunëtorë në hetimet e Hillary Clinton. Vetëm pak ditë më vonë, drejtori i FBI, James Comey, e quajti veprimin e Hillary-së si një akt “ekstrem i pakujdesshëm”, por mohoi të rekomandojë akuzë.

“Shpresoj të më kenë parë nga të gjitha anët se nuk kisha ndonjë diskutim me ish- presidentin, si e pafajshme që isha, por takimi iu dha njerëzve një shqetësim”- tha Lynch në “State of the Union.”

“Ai takim i çuditi njerëzit, sepse menduan se “mund të ushtronte ndikim në hetimet që kishin nisur’ dhe kjo nuk është aspak e paarsyeshme për njerëzit”- tha Lynch

E pyetur pse Clinton mendonte ta takonte Lynch, Prokurorja që po le detyrën, nuk pranoi të spekulonte.

“Unë nuk mund të them se çfarë po mendonte ish- Presidenti Clinton; por duhet të bëj të ditur se nuk isha në udhëtim me të as në komunikim me të para se të takohesha”- tha Lynch. “Unë nuk e di çfarë kishte në mendje”

“Më vjen keq që u ula dhe bisedova me të sepse iu dhashë njerëzve një shqetësim”- tha Lynch.

/Veritas.c.om.al/