Ushtria izraelite ka bërë publik bilancin e Operacionit “Luani në Ngjitje” duke deklaruar se ka goditur mbi 900 objektiva ushtarake dhe strategjike brenda territorit iranian. Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën ushtarake iraniane dhe kanë ndaluar kapacitetet e saj për prodhim raketor dhe bërthamor.

Në deklaratën zyrtare të IDF thuhet se janë eliminuar 11 shkencëtarë bërthamorë iranianë, si dhe 30 zyrtarë të lartë të sigurisë, përfshirë tre komandantë të lartë të Gardës Revolucionare. Po ashtu, ushtria izraelite thekson se janë shkatërruar 200 lëshues raketash, që përbënin afërsisht gjysmën e të gjithë sistemit të lëshimit të raketave të Iranit.

“Sulmet shkatërruan gjithashtu avionë, depo armatimi dhe qendra prodhimi raketash, duke parandaluar kështu prodhimin e mijëra raketave të tjera,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga IDF.

Një nga aspektet më të debatueshme të operacionit ishte pohimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili në një intervistë për Channel 13 pohoi se kishte pasur plan për të vrarë udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. “Po të kishim pasur mundësinë, do ta kishim vrarë,” tha ai, duke nënvizuar seriozitetin e ofensivës izraelite.

Burime të huaja raportojnë se Khamenei u detyrua të zhvendosej në një vend të sigurt nëntokësor gjatë operacionit, duke shmangur atentatin e mundshëm. Megjithatë, udhëheqësi iranian doli më vonë në publik duke deklaruar se Irani i kishte dhënë “një shuplakë Amerikës në fytyrë” dhe se kishte dalë fitimtar nga përballja.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *