KOMENT/
Ky vit për demokratët nuk ka qenë aspak i zakontë dhe më shumë se asnjëherë tjetër të ndarë në 3 kampe, disa me Bashën, të tjerë me Berishën, por nuk mungojnë as ato që nuk duan asnjerin. Kjo “luftë” e brendshme mes 2 figurave kryesore të partisë ka bërë që disa tradita të së kaluar të thyhen e të mos respektohen.
Një prej tyre do të jetë edhe festimi i 8 dhjetorit, ditës së Rinisë. Në të kaluarën, demokratët në 8 dhjetor zhvillojnë homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.
Mirëpo në këtë 8 dhjetor, te Qytet Studenti do të jetë vetëm Sali Berisha ku dhe do të mbajë ‘Foltoren’ e fundit. Basha është “detyruar” që të zhvendoset në ambientet e ArTurbinës.
Pra në këtë 8 dhjetor kur Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri. Basha dhe Berisha nuk do kurora me lule në nderim të liderit të kësaj Lëvizje, Azem Hajdari, por do i shohim të ndarë.
Çfarë ndodhi në 8 dhjetor?
8 Dhjetori, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare./Shqiptarja.com/