Veritas.com.al/

Fundi i Tetorit dhe Nëntori janë muajt që për Luftën “nacional- Çlirimtare” të Shqipërisë, nis e mbledh “duajt”, dmth., të korrat. Në këta muaj ka ndodhur që është shënuar çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe në këta muaj janë “larë” hesapet edhe mes vetë shqiptarëve që dolën në Luftë.

Disa prej tyre ishin komunistë e partizanë që u hakmorën egër kundër shqiptarëve të tjerë që nuk ishin komunistë, por ballistë e legalistë. Në fund të Tteorit, Preidenti i reublikës, Bujar Nishani, dekoroi 67 ballistë që janë vrarë me 21 Tetor 1944, në Luftë. Sipas dëshmisë së historianit Uran Butka, këta janë pushkatuar në fshatrat e Lushnjës, nga Brigada e Parë Sulmuese, e drejtuar nga Mehmet Shehu.

Mehmet Shehu, pas Luftës, mbajti postine lartë të kryeministrit të Republikës për disa dekada. Fillimisht si miku më i afërt i diktatorit Hoxha dhe më në fund si viktimë e tij. Në Dhketor 1981, Mehmet sheu u gjet i vrarë në shtëpinë e tij. Versioni zyrtar ishte se “vrau veten”, por më vonë shumë”teori” thonë se e vrau miku i tij Hoxha.

E vërteta është se produkti i Luftës së dytë ishte më së shumti, shqiptarët vrasje mes njëri tjetrit. Edhe pse Lufta u quajt “nacionale e Çlirimtare” dhe “antifashiste”, numri ndoshta më i madh i atyre që ranë janë shqiptarë.

Sipas historianit Butk, masakra e Lushnjës ndaj ballistëve, është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë, duke arritur në 80 veta. Sipas Butkës, ka qenë Brigada e Parë Sulmuese, me në krye Mehmet Shehun, që shkaktoi këtë masakër, pas një sulmi ndaj forcave nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar, në afërsi të Lushnjës, te kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, më 21 tetor 1943.

“Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën e Parë Sulmuese (vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri  thika e Dushan Mugoshës, ( i dërguar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë), zëvendës-komisar i të Brigadës me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëve si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës”, thotë Butka.

 

 

“Mjafton të përmendim mësymjet dhe masakrat e Brigadës I S në Dukat të Vlorës, me urdhër të Dushan Mugoshës, më 30 nëntor 1943, masakrën e Martaneshit, më 5 mars 1944, masakrën në Starovë me urdhër të Enver Hoxhës, më 21 prill 1944, masakrat në Mirditë, Dibër (Sinë), Mat, Dumre në vitin 1944, masakrat ndaj robërve italianë në Mallakastër, ku M.Shehu pushkatoi 83 robër lufte dhe në Malin me Gropa 140 oficerë dhe ushtarë italianë të vetdorëzuar, masakrat në Malësinë e Madhe dhe Kelmend në janar-shkurt të vitit 1945, e kështu me radhë gjatë gjithë luftës civile 1943-1945, por edhe pas saj”, tha Butka.

“Le të përmendim masakrën në Valmir të Mirditës, ku M.Shehu vari e pushkatoi pa gjyq 14 njerëz të pafajshëm, më 17 gusht 1949, dhe masakrën tjetër me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike, ku me propozim të tij u pushkatuan pa faj e pa gjyq 22 intelektualë të shquar në Tiranë, ndërmjet tyre edhe shkencëtarja Sabiha Kasimati.

Përveç të vrarëve e të pushkatuarve të kundërshtarëve të komunizmit dhe viktimave të shumta nga popullsia, Brigada I S dogji shtëpitë e “reaksionarëve”, sekuestroi pasuritë e tyre dhe bëri terror në të gjitha krahinat ku ajo shkeli. Mjafton të përmendim se në Kelmend u dogjën 34 shtëpi, në Starovë me 400 shtëpi, vetëm 5 shtëpi që ishin me komunistët nuk u dogjën, të tjerat u bënë shkrumb e hi, siç raporton vetë Mehmet Shehu, e kështu me radhë…”

Ceremonia zyrtare presidenciale për dekorimin e viktimave shqiptare të Luftës së shqiptarëve, evokoi edhe një herë idenë se ajo luftë, si edhe komunizmi pas saj, hëngrën bijtë e vet.

/ Veritas.com.al/