Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimin e radhës ‘Bashkia që duam’ në qytetin e Lushnjës, ku edhe ka folur rreth aksioneve të opozitës.
Opozita i ka vënë qëllim vetes që të pengojë ekonominë, integrimin në BE dhe investitorët
Rama kërkoi nga qytetarët që të mos shkojnë sipas tij pas opozitës pasi ata janë të mbyturit që të mbysin.
“Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, që nxitur nga qorrat që s’kanë çfarë t’i bëjnë murit të Kryeministrisë, i kanë rënë këmbëve ekonomisë duke e penguar të ecë ashtu siç duhet, por kanë çuar mesazh të keq jashtë vendit. I kanë dhëne mesazhin, mos hajdeni në Shqipëri të investoni sepse këtu njerëzit i bien murit me kokë.
Ju i shkoni mbrapa Lulit dhe Luli i shkon mbrapa Monikës. Monika që ngre sytë nga qielli dhe thotë: Mbroji shqiptarët nga blerja e votave. Iu shkohet pas atyre. Sepse dhe Luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit: Mos! Dhe kush flet për blerjen e votave? Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do t’i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi. Kush shkon mbas tyre shkon mbas të mbyturit që të mbyt”- tha Rama.
Veritas.com.al/