Sapo ka përfunduar fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha në protestën e madhe popullore që ka përfshirë mbarë vendin dhe është “strehuar” në kryeqytet.

Lulzim Basha tha para mijëra mijëra protestuesve se “jam gati t’u prijë drejt një qeverisje të mrië për vendin”. Ai deklaroi se “jam gati më shumë se kurrë”.

Pas pak zoti Basha u bëri thirrje që të rezistojnë dhe të shpëtojnë vendin nga “qeveria e krimit dhe qeveria e korrupsionit”.

Basha iu tha protestuesve se “jam gati të jemë me ju”. Por bëri një pyetje: “A jemi gati të luftojmë për Shqipërinë?” . Basha tha se “kjo fillon sot, sot jo nesër!”.

Prej kohësh është thënë se “opozita do të qëndrojë në shesh” deri në rrëzimin e qeverisë.

Edhe modeli i protestave në Rumani ka krijuar të “drejtën” e protestuesve për të qëndruar në shesh.

Me sa duket tani nis rezistenca e shesheve për të larguar “qeverinë e krimit”, siç tha Basha.

/Veritas.com.al/