(FOTO: Arkiv)/
Sot kryetari i PD, Lulzim Basha është shfaqur para gazetarëve dhe iu ka dëshmuar ‘përpjekjet’ e mëdha për Reformën Zgjedhore.
I pyetur se çfarë mendon mbi propozimin kryeministrit Rama për të ‘vazhduar’ tryezën’ e bisedimeve mes Ramës dhe Bashës, kryetari i PD është përgjigjur në mënyrë shkollariske:
-Ne kemi projektin tonë, ne kemi propozimin tonë- ka thënë.
Ai ka përmendur edhe ‘konsultimin me parterët’ dhe konsultimin ‘me popullin’ duek përfunduar se qëllimi ëhstë që “Shqipëria të ketë një sistem zgjedhor i cili e vë në qendër qytetarin”.
Ndërsa mbi një takim tjetër, të dytë, pas marrëveshjes së fhshetë të 18 Majit mes Ramës dhe bashës, kryetari i PD, Basha ka thënë as po as jo, por ka lënë portën hapur për një marrëveshje të dytë me kryeministrin socialist Rama.
“Unë jam ulur e do të ulem edhe me pasardhësin e Ramës- ka thënë Baha- Problemi është se a do të zgjidhim gjë”. Me këtë pesimizëm e ka mbyllur fjalën me gazetarët .
Pak ditë më parë, në 9 shtator, në seancën e parë plenare të Kuvendit, Basha i deklaroi në sy Ramës se ‘marrëveshja me ty ka vdekur’. Me sa duket ka ‘rilindur’
Veritas.com.al/