
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët gjatë sulmit rus në Ukrainën perëndimore është “thjesht e papranueshme”.
Ai theksoi se së shpejti do të flasë me shefin e NATO-s, Mark Rutte, për këtë çështje.
“Nuk do të bëjmë kompromis mbi sigurinë e aleatëve tanë”, shkroi Macron në një postim në platformën sociale X./rel
Komente