Presidenti Emmanuel Macron, në vizitën e tij të parë në Tiranë, premton mbështetje për të rinjtë dhe të rejat duke thënë se do investojnë në shkollën e profesioneve dixhitale
“Të hapim terrene të reja atje ku s’kemi qenë. Ka pasur një delegacion dhe janë nënshkruar marrëveshje në fushën energjive të rinovueshme, është një hap përpara në infrastrukturë, në sektorin e ujit, në inovacion, shpresoj që të jemi në krahun tuaj në ambicien tuja për turizmin. Shpresoj të kemi franzce, që ju vetëm jo të hapni shkolla të nivelit të parë, por edhe të formoni,. Franca do angazhohet që të formojë të rinjtë shqiptarë me zanatet e hotelerisë”, tha Macron.
Ai shtoi se Franca ka parshikuar për 4 vitet e ardhshme një investim deri në 600 milionë euro.
Duke u ndalur tek integrimi, Macron shtoi se Shqipëria tashmë është ankoruar në Europë.