Ikona e Pop-it, Madonna iu bashkua koleges së saj Katy Perry duke u çveshur për të inkurajuar Amerikanët që të shkojnë në votime në Ditën e Zgjedhjeve.
Në fotot që ka postuar në faqen e saj në Tëitter, të Mërkurë në mëngjes, 58 vjeçarja, këngëtare e “Vogue” hoqi rrobet në shenjë mbështetjeje për kandidaten Demokrate, Hillary Clinton.
Im voting naked with Katy Perry!! Vote for Hillary. She’s the Best we got!??????. Nude Voting series # 1 pic.twitter.com/fBYkTnXVLe
— Madonna (@Madonna) September 28, 2016
“Unë po votoj “naked” me Katy Perry!! Voto për Hillary. Ajo është më e mira që kemi!”, shkroi me titra pjesërisht në trupin e zhveshur.
Pak orë më herët, këngëtarja postoi një foto të saj duke pozuar me Clinton, ku shkruante “Jeta me Hillary! Po, unë votoj për inteligjencën. Unë votoj për të rrjeta të barabarta mes grave të të gjitha minoriteteve”