Edhe Alberto i Monakos është i infektuar. OBSH tani paralajmëron Afrikën: përgatituni për më të keqen

Nga: Roberto Fabbri

Buletini i pandemisë sot sjell lajmin e mirë nga Kina, nga origjina e katastrofës Covid-19, por edhe shumë, shumë lajme shqetësuese.

Shifrat dhe informacionet që flasin për një botë ku çdo cep tani është arritur nga koronavirus, dhe për vendet ku më e keqja është gati të shfaqet me perspektiva të tmerrshme. Le të fillojmë nga Kina, e cila feston një sukses mbase të papritur: dje për herë të parë në të gjithë vendin (dhe madje as në provincën e shkatërruar të Hubejit) nuk u regjistrua as një rast i ri i infeksionit. Në të njëjtat orë, Evropa po regjistron mbi 100 mijë te infektuar, duke kapërcyer Azinë, ndërsa Italia kalon Kinën në numrin tragjik të vdekjeve, duke projektuar Italinë në krye të klasifikimkimeve më të trishtuara. Numri i të infektuarve në botë ka kapërcyer pragun e 220 mijë, me gati nëntë mijë të vdekur.

Përveç Italisë, vendet e tjera po përjetojnë rritje të jashtëzakonshme në bilancet e vdekjeve: kështu Spanja ka kapërcyer në mbi 17 mijë raste, me 767 vdekje dhe një statistikë mbresëlënëse për kryeqytetin Madrid: një viktimë çdo 16 minuta. Dhe Irani i mposhtur, ku dyshimi i rëndë për falsifikimet mbi shifrat zyrtare në rënie qendron, ka pranuar: tani është arritur një vdekje çdo dhjetë minuta.

Le të kalojmë në Francën fqinje, ku një President Macron gjithnjë ankohet se “shumë njerëz këtu nuk e kanë kuptuar” peshën e situatës, duke harruar se ata kishin autorizuar në mënyrë të pabesueshme zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve vendore madje edhe në Paris, dhe ka njoftuar alokimin e 10 miliardë eurove për kërkime shkencore. Në bregdetin e Mesdheut, është shok në ishullin e lumtur të Principatës së Monakos, ku Lartësia e Tij Alberti II bëri të njohur pozitivitetin e tij ndaj tamponit, megjithatë duke i qetesuar qytetaret e tij: «Jam mirë».

Prespektiva sidoqoftë, shumë më pak siguruese për kontinentin afrikan. Në Afrikën e Jugut, rastet rriten me shpejtësi (116), ndërsa në Burkina Faso-n shumë të varfër u regjistrua vdekja e parë në rajonin në jug të Saharasë. Organizata Botërore e Shëndetit i ka kërkuar urgjentisht Afrikës “të zgjohet dhe të presë më të keqen” (ka miliona vdekje), dhe nëse në Algjeri ka tashmë 9 vdekje nga 82 raste të njohura, Egjipti vrapon për te riparuar duke imponuar mbylljen e qendrave tregtare dhe vendeve publike, por vetëm pas perëndimit të diellit.

Rusia, zyrtarisht deri më tani imune nga zia dhe me rreth 150 raste të pozitivitetit, dje ka njoftuar rastin e parë të vdekjes në Moskë: mbetet i konfirmuar referendumi i 22 prillit i cili do të lejojë që Vladimir Putin të mbetet në pushtet deri në vitin 2036 dhe parada e madhe e 7 majit në Sheshin e Kuq, pavarësisht rrezikut të tubimeve; Mbyllur përkundrazi  pas teatrit Bolshoi dhe muzeut të Hermitage në Petersburg,edhe varri monumental i Leninit. Në të njëjtën kohë, NATO, armiku historik i Rusisë, njofton një zvogëlim të fortë të personelit që do të marrë pjesë në stërvitjen Defender-Europe 20,qe duhet të ishte më mbresëlënësja në 25 vjet me 37 mijë ushtarë, nga të cilët njëzet mijë amerikanë: do të jenë më pak se gjysma. Edhe Turqia njofton mbylljen e kufijve me Greqinë dhe Bullgarinë: Covid-19 ishte i nevojshëm për të zhbllokuar krizën e emigrantëve të shkaktuar nga Erdogan.

VERITAS.COM.AL/