Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjesi në Rubik; një autobus u përplas me një makinë “Alfa Romeo”, ku humbi jetën drejtuesi i veturës.

“Alfa” është ndarë në dy pjesë.

Policia /Informacion paraprak:

Në qytetin e Rubikut, Mirditë, janë përplasur autobusi i udhëtarëve i një agjencie turistike, me  automjetin tip veturë “Alfa Romeo”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi Led Caka si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M., të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Veritas.com.al/