Angela Merkel dhe Emmanuel Macron nuk ndalen. Dhe kësaj radhe aksi franko- gjerman synon një nga rajonet më delikate të Evropës: Ballkanin. Atje midis Mesdheut, Detit të Zi dhe Evropës Qendrore, luhet një sfidë shumë e vështirë mes superfuqive që luftojnë për të kontrolluar portën juglindore të Bashkimit Evropian.

Dhe Franca e Gjermania, pas disa javësh tensioni, veçanërisht për mosmarrëveshjet mbi Libinë,tani po rikompozojnë (dhe fuqimisht) aksin e blinduar në Detin me para.

Dhe e bëjnë duke rifilluar nga rajoni më i nxehtë në Evropë, me udhëheqësit e të cilit,  Macron dhe Merkel kishin një takim jozyrtar në Berlin.

Mesazhi i adresuar nga Macron dhe Merkel për vendet e Ballkanit ishte shumë i qartë:  duhet t’i kapërcejmë ndarjet në mënyrë që i gjithë rajoni t’i aderohet Bashkimit Evropian. Në takimin joformal me udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjes, Maqedonisë Veriore, Malit te Zi, Kosovës dhe Serbisë – në të cilën u shtuan ato të Kroacisë dhe Sllovenisë – kancelarja gjermane dhe presidenti francez i kërkuan vendeve të tejkalojnë divergjencat për të parashikuar pastaj një zgjerim të Bashkimit Evropian drejt rajonit të Ballkanit. Dhe në veçanti është në mes të Kosovës dhe Serbisë që të dy liderët duan të shohin qartë. Ata kanë për qëllim të parandalojnë kthimin e Ballkanit përsëri në pluhurin evropian.

Por Berlini dhe Parisi janë mbi të gjitha të tmerruar nga një fakt: se rajoni juglindor i Evropës do të bëhet definitivisht një fushë beteje midis Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian me tërheqje franko-gjermane jashtë lojërave. Macron dhe Merkel duan me çdo kusht të fusin duart në rajon. Dhe nuk duan bashkëbisedues të tjerë, as në Evropë. Aq shumë saqë fuqia e parë që u përjashtua nga ky takim jozyrtar ishte Italia.

Të jete e qartë, interesat e Francës dhe Gjermanisë në këtë rast nuk janë saktësisht identike. Eshte Merkel e interesuara e vërtetë e rajonit Ballkanik, duke pasur parasysh se Berlini gjithmonë e konsideron rajonin si pjesë të sferës së saj të ndikimit.

Objektivi gjerman ka qenë gjithmonë ai për të zgjeruar zonën e tij të interesit deri në brigjet e Mesdheut. Dhe në vitet e fundit ka lëvizur disa pjesë për të arritur qëllimin e saj. Në Greqi, falë edhe krizës së borxheve të Athinës, ajo ka arritur të depërtojë ne

nivel ekonomik dhe politik. Dhe në të gjithë Ballkanin është bërë fuqia evropiane kryesore e referencës, në një masë të tillë që pas marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë është dora e kancelares gjermane. Në këtë, Franca është më shumë një  mbështetje politike dhe ndërkombëtare. Të dy udhëheqësit e boshtit franko-gjerman kanë në agjendë, atë te ndarjes së Evropës dhe fushave të tyre përkatëse të ndikimit dhe interesave. Dhe Ballkani është pjesë e planit gjerman shumë më tepër se ai i Parisit, që në këtë zonë është mbi të gjitha i etur për të shmangur ndërhyrje ekstra evropiane.

Por për Gjermaninë çështja është më e rëndësishme. Ballkani është korridori gjeografik që lidh Azinë me Evropën Qendrore. Janë ura me Turqinë. Dhe përfaqësojnë mënyrën për të arritur Mesdheun lindor, përveçse një zonë me interes të forte për të gjithë industrinë gjermane. Merkel, në strategjinë e saj ndërkombëtare, nuk mund të injorojë zonën Ballkanike. Dhe me kthimin e Shteteve të Bashkuara dhe hyrjes prepotente të Kinës, Merkel nuk dëshiron rivalë. Përkundrazi, ky  takim jozyrtar në Berlin ka shërbyer për të sfiduar administratën amerikane në një kohë të tensioneve të mëdha midis Berlinit dhe Uashingtonit.

Sfide nga e cila (të paktën për momentin) duket se është përjashtuar vetëm Italia, e cila nga ky samit del jo vetëm e nxjerrë jashtë, por edhe e mundur. Të paktën për momentin. Sepse edhe në Ballkan, Roma ka një interes jo-konvergjent me atë të boshtit franko-gjerman. Edhe në Ballkan, si në zona të tjera të botës, është pikërisht me Shtetet e Bashkuara qe Italia mund të dialogojë per te arritur që ti shkëpusë zona influence bushtit te përberë nga Franca dhe Gjermania.

Administrata Trump ka kohë që është angazhuar me qeverinë gjermane ne një sfidë ne të gjitha fushat. Dhe sa i përket Ballkanit, interesat Amerikane nuk janë të pakta, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike dhe politike. Ardhja e Kinës dhe lëvizjet gjermane, si dhe qëndrimi i qartë i Rusisë kundër zgjerimit në lindje të NATO-s, kanë sjellë rajonin e Ballkanit në qendër të axhendës evropiane të SHBA. Dhe për këtë arsye Italia mund të gjejë një breg tamam në Uashington, duke pare se Shtëpia e Bardhë ka nevojë për një aleat në Evropë, ndërsa Italia ka nevojë për një partner ndërkombëtar për të prishur aksin franko-gjerman edhe në Ballkan.

Veritas.com.al/