Rritja e të infektuarve me koronavirus në Malin e Zi ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masa të tjera kufizuese në vend.
Ndryshe nga deri tani, për të hyrë në Malin e Zi e zi që prej ditës së sotme duhet të plotësososh kriteret e mëposhtme:
Të jesh i pajisur me çertifikatën e vaksinimit me dy doza ose me një doze.
Test PCR jo me shumë se 72-orë më parë.
Vertetim që ke kaluar COVID-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me COVID-19
Test antigen negativ jo më shumë se 48-orë.
Gjithashtu në dasma, ditëlindje dhe festa të tjera, pjesëmarrja do jetë me masat e mësipërme. Këto masat hyjnë në fuqi për fashën kohore 20 Gusht-10 Shtator.