Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, në kuadër të Aktit Global Magnitsky.

SHBA akuzon gjyqtarin de Moraes për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë urdhërat gjyqësorë për të censuruar rrjetet sociale dhe për të sulmuar kritikët.

Lajmi u njoftua nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i cili njoftoi se sanksionet janë vendosur në kuadër të programit të Global Magnitsky, që parashikon ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion apo abuzime me të drejtat e njeriut.

“.@POTUS dhe @USTreasury kanë sanksionuar gjyqtarin Alexandre de Moraes për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Le të shërbejë kjo si paralajmërim për ata që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve të tyre, rrobat gjyqësore nuk të mbrojnë nga drejtësia”, shkroi Rubio në platformën X.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *