(FOTO: Manuel Valls, kandidat pë presidnet në Francë)
Manuel Valls nisi zyrtarisht të hënën garën për në Élysée. “Kandidatura ime është ajo e pajtimit”, ka deklaruar ai.
Në një prononcim të drejtëpërdrejtë nga selia e qeverisë Valls deklaroi se do të garojë për postin e presidentit të Republikës. Që nesër ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
“Unë dua t’i bëj të fitojnë ata që ngjajnë me ne”, ky ishte slogan i Valls.
“Unë dua që rinia, të gjithë të rinjtë e vendit tim, t’ia dalin mbanë. Unë e di shumë mirë që ne nuk i jemi përgjigjur pritshmërive të tyre. Suksesi lind nga aftësia e secilit për të realizuar projekte, dhe jo vetëm nga pasuria financiare. Suksesi nuk matet me shifrën e llogarisë bankare, por me dritën që ke në sy. Dhe unë dëshiroj që të gjithë bashkëkombasit e mi ta rigjejnë këtë dritë”, ka shtuar kryeministri.
“Ne jemi në një moment historik, të rëndë dhe pasionant që është fryt i një paradoksi. Atëhere kur historia duket se ka mbaruar, populli, i madhi popull nuk ka qenë kurrë më parë kaq i dëshiruar për të marrë frenat e fatit të vet. Na thonë se e majta nuk ka asnjë shans, por asgjë nuk është e shkruar. Na thonë se e djathta ekstreme e ka të sigurt fitoren në turin e dytë, por asgjë nuk është e shkruar. Na thonë se François Fillon është zgjedhur tashmë president i Republikës, por asgjë nuk është e shkruar. Jetët tona vlejnë më shumë se parashikimet. Jetën tonë, jemi ne që e shkruajmë”, ka deklaruara ai.
“Unë dua ta dhëheq të majtën drejt fitores, ma jepni mua këtë forcë. Mobilizohuni. Ejani të shumtë në muajin janar. Unë dua t’i bëj të fitojnë të gjithë ata që ngjajnë me ne”, ka deklaruar ai, duke bërë publike sloganin e fushatës së tij.
Manuel Valls, zigzaget e një njeriu të ngutur
Kanë qenë të menjëherëshme reagimet nga kampi i majtë i politikës franceze. Arnaud Montebourg, opozitar i Manuel Valls në garën brenda partisë socialiste që do të zhvillohet në fund të janarit të ardhshëm, ka vlerësuar se “Manuel Valls mbajti një fjalim prej opozitari ndaj poliktikës së tij”.
Në pesë vite, Manuel Valls ka kaluar nëpër tri etapa kyçe: ministër i Brendshëm, Kryeministër, e që sot kandidat për presidentin e Republikës në garën brenda partisë së majtë, në pushtet prej dy legjislaturash. Në interval, ai ka kryer dy vrasje politike. Atë të Jean-Marc Ayrault së pari pastaj tëFrançois Hollande.
Në 2014, së bashku me Jean-Yves Le Drian, Arnaud Montebourg dhe Benoît Hamon, ai qe pjesë e konspiracionit për të mos u zgjedhur Ayrault kryeministër, duke bërë presion mbi François Hollande.
Por operacioni Ayrault nuk ishte asgjë përpara kësaj që bëri këtë një muaj e gjysëm, me synimin për ta penguar François Hollande të rikandidojë.