Nga: Veritas.com.al/

Në kulmin e krizës politike që ka mbërthyer shtetin e Maqedonisë, dy kundërshtarët sllav (Gruevski dhe Zaev) mund të gjejnë pikëne  përbashkët për “zgjidhjen e krizës”. Gruevski ka premtuar mbështetjen e tij ndaj kundërshtarit, me qëllim që të krijohet një shtet homogjen vetëm sllav, pa shqiptarët.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, sot ka përsëritur ofertën e tij deri nëse nuk formon koalicion me partitë shqiptare në Maqedoni, ai do t’ia jep 51 deputetët e vetë, dhe kështu LSDM do të udhëhiqte vetëm me të gjitha dikasteret qeveritare, shkruan gazeta  Fakte. Gruevski ka deklaruar se është i vetëdijshëm se kjo nuk do ishte një gjë e mirë për vendin, mirëpo, prapë se prapë do ta shpëtonte Maqedoninë nga binacionalizmi dhe shpërbërja, ka deklaruar Gruevski.

Burime të gazetës Lajm në gjuhën shqipe, thonë se te disa parti shqiptare janë paraqitur mendime se ndoshta ja vlen përkohësisht të të tërhiqen nga Platforma dhe të përkrahin këtë ide të Gruevskit për qeveri LSDM-VMRO, nëse Zaev në afat prej gjashtë muajve arreston Gruevskin dhe funksionarë tjerë të VMRO-së dhe BDI-së, që paraqiten te “bombat”.

“Maqedonia është bë peng i bizneseve të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit dhe njerëzve përreth tyre, prandaj nëse ata arrestohen do të relaksohen raportet ndëretnike, ndërfetare e ndërkulturore”, thonë burimet.

Sipas tyre, kjo ide ka përkrahje edhe në qarqe të caktuara brenda vetë BDI-së.

Për nesër është thirrur vazhdimi i seancës konstitutive të kuvendit në të cilën pritet që të zgjidhet kryeparlamentari që me gjasë do të jetë shqiptarë, ndërsa akoma nuk bëhet e ditur nëse do formohet edhe komisioni për emërime si dhe për kur do të caktohet votimi i qeverisë së re.

/Veritas.com.al/