Në 61 bashki të vendit, janë hapur 5213 qendra votimi, disa prej të cilave janë qendra të veçanta, si ato në burgje. Votohet në dy fletë të ndryshme: ajo me ngjyrë të verdhë është për të përzgjedhur kryetarin e bashkisë, ndërsa ajo me ngjyrë gri, për të zgjedhur përmes partisë anëtarët e këshillit bashkiak. Për këto zgjedhje, janë regjistuar 44 parti politike, nga të cilat 38 parti janë jashtë koalicioneve, përfshi partinë më të madhe në vend, Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë.

Elbasani e Kamza e aplikojnë këtë proces për herë të parë, ndërsa Vora e ka ekpserincë të përsëritur, pasi e bëri edhe në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar. Ky proces ka kushtuar miliona euro, por KQZ po e eksperimenton me garancinë se fshehtësia e votës ruhet, nuk ka vend për manipulime, dhe se rezultati del brenda pak minutash nga mbyllja e qendrës së votimi.

Ora 17:36 A do të shtyhet orari i votimit? Ja si përgjigjet Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është pyetur edhe nëse do të shtyhet votimi përtej orës 19:00. Celibashi theksoi se deri më tani nuk ka asnjë indicie për ta shtyrë votimin por nëse do të ket qytetarë që mund të presin, atëherë ata do të kenë të drejtën të votojnë edhe përtej orës 19:00.

“Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi.”, tha Celibashi.

Ora 17:47 Më pak se dy orë nga orari zyrtar, PS apel qytetarëve: Votoni! Vota vlen shumë, vota vendos shumë

Më pak se 2 nga përfundimi zyrtar i orarit të votimit, PS intensifikon thirrjet drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

“Fëmijët duan dhe meritojnë një Shqipëri më të mirë. Vota vlen shumë, vendos shumë. Përcakton të ardhmen tonë të përbashkët. Prandaj në këto minuta të mbetura dilni dhe votoni. Votoni. Votoni. Votoni.”- ishte thirrja e radhës e Muzhaqit nga selia e PS.

Ora 17:35 Dy orë nga përfundimi i orarit zyrtar të zgjedhjeve KQZ njofton se pjesëmarrja e votuesve në procesin e votimit është 34.54 %

Ora 16:39 – KQZ: Deri në 16:00 kanë votuar 32.19 % e zgjedhësve me të drejtë vote

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është pyetur edhe nëse do të shtyhet votimi përtej orës 19:00. Celibashi theksoi se deri më tani nuk ka asnjë indicie për ta shtyrë votimin por nëse do të ket qytetarë që mund të presin, atëherë ata do të kenë të drejtën të votojnë edhe përtej orës 19:00.

“Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi.”, tha Celibashi.

Ora 17:47 Më pak se dy orë nga orari zyrtar, PS apel qytetarëve: Votoni! Vota vlen shumë, vota vendos shumë

Më pak se 2 nga përfundimi zyrtar i orarit të votimit, PS intensifikon thirrjet drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

“Fëmijët duan dhe meritojnë një Shqipëri më të mirë. Vota vlen shumë, vendos shumë. Përcakton të ardhmen tonë të përbashkët. Prandaj në këto minuta të mbetura dilni dhe votoni. Votoni. Votoni. Votoni.”- ishte thirrja e radhës e Muzhaqit nga selia e PS.

Ora 17:35 Dy orë nga përfundimi i orarit zyrtar të zgjedhjeve KQZ njofton se pjesëmarrja e votuesve në procesin e votimit është 34.54 %

Ora 16:39 – KQZ: Deri në 16:00 kanë votuar 32.19 % e zgjedhësve me të drejtë vote

17:32 Këlliçi apel qytetarëve: Dilni votoni, ky proces është jetik për kryeqytetin

Ndërsa ka mbetur edhe pak nga mbyllja e votimeve në orën 19:00, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka apeluar sërish qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës.

“Kemi hyrë në 90 minutëshin e fundit, në finalen e kësaj gare që mezor e kemi pritur. Janë 90 minuta që kërkojnë impenjimin tuaj për të dalë dhe të votuar dhe ndërruar katër vitet e ardhshme. Të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim. Ndaj iu drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet dhe fshat, dilni dhe merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00.

Ora 16:20 PS ankesë kundër Këlliçit dhe Boçit: Bënë fushatë elektorale në ditën e zgjedhjeve

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së ku kërkon marrjen e masave ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi dhe të atij të Elbasanit, Luçiano Boçit me argumentin se gjatë deklaratave për shtyp kanë bërë fushatë elektorale gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ora 16:11 Spahiu denoncon kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Dibër: Hyri në qendrat e votimit, intimidoi zgjedhësit

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu ka denoncuar rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Krosi se me eksponentë të tjerë ka shkuar në qendrat e votimit dhe ka intimiduar zgjedhësit.

Përmes një deklarate për mediat, Spahiu u shpreh se Krosi ka thyer etikën dhe shkelur ligjin për zgjedhjet vendore.

“Ata kanë shëtitur në të gjitha ambientet e qendrave të votimit në qytetin e Peshkopisë, duke intimiduar zgjedhësit, duke thyer etikën dhe duke shkelur ligjin për zgjedhjet vendore. Iu bëj thirrje këtyre personave që të ulen, të presin edhe këta orë që kanë ngelur në votime, dhe pastaj numërojmë së bashku votat dhe ta shohim se si është rezultati i tyre. Bëhet fjalë për qendrat e votimit në qytetin e Peshkopisë, te shkolla ‘Profesionale”. Kemi edhe fotot që janë bërë në këto qendra. Indimidim edhe duke u folur zgjedhësve në kalim e sipër”, theksoi ai.

Ora 15:40 Këlliçi thirrje qytetarëve: Nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet vendore,.

Përmes një konference për mediat, Këlliçi u shpreh se nëse qytetarët duan një Tiranë ndryshe,  atëherë ata duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ju lutem, ushtroni të detyrën tuaj si qytetarë, dilni dhe votoni. Nëse doni që pas 14 majit, autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te Sheshi Skënderbëj të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulta për biznesin tuaj të vogël dhe të mesëm, nëse doni oaze të gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni. Dilni dhe merrni pjesë masivisht në votim.”

Ora 15:36 Problemet me votimin elektronik/ PS thirrje qytetarëve: Kthehuni dhe votoni

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk patën mundësinë të votojnë për shkak të problemeve të identifikimit elektronik.

“Qeveria e ka financuar masivisht KQZ për pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik prandaj nuk ka se si të mos na vijë keq për mosdhënien e shërbimit të identifikimit elektronik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë teksa KQZ nuk merrte vendimin më elementar për nisjen e votimit nëpër këto qendra.”

Ora 15:30 – KQZ Deri në 15:00 kanë votuar 29.51% e zgjedhesve me te drejte vote,

Ora 15:19 FOTO LAJM/ Kandidati i Dibrës shkon në një qendër votimi, largohet pasi thirret policia

Kryetari i PD Dibër, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka dhe Çlirim Gjatën kanë shkuar në një qendër votimi në shkollën “Myslym Shehu.

Ata kanë hyrë brenda qendrës por janë larguar pasi është njoftuar policia.

Ora 14:56 Ambasadorja amerikane Yuri Kim në Vlorë, monitoron nga afër procesin e votimit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbërritur në Vlorë për të parë nga afër procesin e votimit në këtë bashki. Siç shihet edhe nga pamjet, diplomatja amerikane ka hyrë në njërën nga qendrat e votimit duke monitoruar nga afër procesin e votimit.

Më herët gjatë ditës së sotme ambasada amerikane dha një mesazh për zgjedhjet.

Ora 14:54 “Parregullsi gjatë procesit”, Aliahmeti u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

Drejtuesi i listës së kandidatëve për këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka deklaruar se ka pasur parregullsi gjatë procesit të votimit.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Si pasojë, Alimehmeti i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.

Ora 14:54 Proces i qetë, pjesëmarrja në Fier, 20 përqind

Fieri është një bashkitë e cila duket se pjesëmarrja është e lartë dhe procesi ka vijuar i qetë

Gazetarja Erblina Mile raporton se procesi i votimit është i qetë, përveç nisjes në orët e para të mëngjesit për shkak të problemeve teknike që ka ndodhur për shkak të pajisjeve elektronike.

Ndër të tjera gazetarja thekson se një incident i izoluar ka ndodhur në Rroskoveç, por sipas saj ishte momental dhe nuk ka pasur ndikim në procesin zgjedhor.

Ora 14:35 KQZ: Pjesemarrja deri ne 14:00 eshte 26.64%

Ora 14:27 “Merrni pjesë në votime”/ Akuzat për presion? Jorgo Goro: Dule të flasë me fakte

Kreu aktual i bashkisë së Himarës Jorgo Goro ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

“Sot qytetarët duhet të shprehen me votë, pa asnjë hezitim i ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar të vijnë të shprehin vullnetin e tyre të lirë për të ardhmen e tyre.”- u shpreh Goro, ndërsa komentoi edhe akuzat e kreut të PDBNJ, Vangjel Dule, sipas të cilit Goro ka ushtruar presion te votuesit.

“Nuk ka një gjë të tillë, Dule të na e thotë me fakte. SHpreh edhe një herë atë që qytetarët po bëjnë sot. Njerëzit po votojnë për të shperhur vullnetin e tyre.”- tha Goro.

Ora 14:25 “Opozita sot është më e fuqishme se kurrë”, Berisha thirrje qytetarëve: Votoni!

Kryetari i Foltores, Sali Berisha mesditën e kësaj të diele ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar mbarëvajtjen e deri tanishme të procesit zgjedhor.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se të gjithë qytetarët  që nuk kanë dalë në votime të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.

Gjithashtu ai është shprehur se do të jetë opozita që do të mbikqyre dhe do të mbrojë voton e tyre.

Ora 14:11 Vendoret/ PS: KQZ të kërkojë ndjesë publike

Në emër të Partisë Socialiste, ministrja Bora Muzhaqi ka bërë thirrje KQZ t’i kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave gjatë mëngjesit të sotëm.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia rozë, ajo ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë.

Ora 13:56 Celibashi: Njerëzit e paautorizuar apo që kanë votuar të largohen nga qendra e votimit, ndryshe të mbajnë përgjegjësi
Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celibashi në deklaratën e tij për mediat për të dhënë një panoramë në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor sesi ka ecur deri më tani është shprehur se përveç disa problemeve gjërat kanë qenë të menaxhueshme.

Celibashi ka komentuar dhe raportimet e bëra nga Durrësi dhe nga Tiranë për prani të personave të paautorizuar nëpër disa qendra votimi.

Ai është shprehur se çdo person që ka votuar dhe është i paautorizuar për të qëndruar aty duhet që të largohet, ndryshe të mbajë përgjegjësi.

Ora 13:54 Vendoret/ 5 orë nga nisja e procesit, Celibashi: Në tërësi po shkon normalisht. Ja disa nga problematikat

Pesë orë nga nisja e procesi, votimi në tërësi po shkon normalisht. Është ky vlerësimi nga kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi lidhur me procesin e deri tanishëm për zgjedhjet vendore. Ndër të tjera Celibashi listoi një sërë problematikash të raportuara nga qendrat e votimit.

“Kemi patur dy problem lidhur me fletët e votimit, në një qendër në Peqin dhe një në Fier, rezultonin mangët për Bashkinë Peqin 500 fletë votimi për kryetar ndërsa për Fierin 500 fletë mangët për anëtarët për këshillin.

Dy qendra kanë patur problematika me kutinë e votimit.  Kemi një raportim mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezent në orët e para të mëngjesit te vlerat e 21 %. Nga komunikimi me policinë, kemi informacion për 2 incidente, një në Fushë Krujë dhe një në Dibër….

Ora 13:37 Nuk punon një nga pajisjet në qendrën e votimit, radhë votuesish në Kamzë

Votimi elektronik në Kamzë duket se ka shkaktuar radhë të gjata për shkak të problemeve teknike që shfaqin pajisjet elektronike në qendrat e votimit.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se në tre qendra votimi në Kamzë ku ajo dhe ka qenë nga dy pajisje elektronike vetëm njëra ka qenë në punë dhe kjo ka shkaktuar edhe radhë të gjata.

Ndërkaq dhe pse radhë të gjata qytetarët nuk janë larguar por kanë pritur që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ora 13:28 Tjetër incident/ Kreu i PD-së në Durrës godet me grushta këshilltarin bashkiak socialist

Një tjetër incident ka ndodhur në një qendër votimin në Spitallë të Durrësit. Mësohet se kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialist.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.

Ndërkohë, policia po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.

Ora 13:13 Bllokohet votimi, persona të paautorizuar në një qendër votimi në Durrës

Është bllokuar votimi në një qendër votimi në qytetin e Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj ka raportuar se disa persona të paautorizuar kanë qendruar brenda qendrës së votimit dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit.

Ka qene policia e Durrësit që ka ndërhyrë dhe i ka larguar këta persona të paautorizuar dhe më pas procesi i është rikthyer normalitetit

Policia ka larguar të gjithë personat që ishin të paautorizuar dhe më pas procesi i është rikthyer normalitetit.