-Parlamenti rrëzoi qeverinë me votën e mosbesimit për skandalet me korrupsionin.
Mariano Rajoy, i vlerësuar si politikan që iu ka mbijetuar politikave të Spanjës, u largua si kryeministër pas votëbesimit në Parlament, e cila ishte thërritur pasi nga disa ish deputetë të Partisë së tij janë dënuar për korrupsion ku u provuan skandale të forta.
Ai do të zëvendësohet nga Pedro Sánchez, lider i opozitës Spanjolle socialiste, partia PSOE, e cila bëri mocionin për ta larguar kryeministrin Rajoy.
Mocioni i Sánchez fitoi mbështetjen e 180 anëtarëve të Parlamentit, nga 176 që nevojiteshin në Parlamentin me 350 vende. Vetëm një deputet abstenoi.
Veritas.com.al/