Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikën në Shqipëri, mëngjesin e 20 janarit ka bërë me dije se javën e kaluar janë kryer operacione manovrimi në detin Adriatik nga shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit “Arleigh Burke”, “USS Gravely” dhe “USS Bainbridge”, së bashku me anijet e rojës bregdetare shqiptare “Lissus” dhe “Oriku”.
Në median sociale Facebook nga Ambasada u publikuan disa foto që tregonte stërvitjen e tyre në detin Adriatik, e gjitha në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s.
Më tej ajo ka theksuar se “USS Gravely” dhe “USS Bainbridge” janë së bashku me grupin “Harry S. Truman Carrier Strike” në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-ve.
E gjitha kjo në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Evropë dhe Afrikë.
Në përfundim bëri me dije se fotot e Marinës së SHBA-ve u mundësuan nga Specialisti i Komunikimit Masiv, Seaman Moises Sandoval.