Një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) është shpëtuar nga anija “Butrinti”, e Forcës Detare Shqiptare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, dje në mbrëmje.

Gomonia ishte nisur nga Çeshme e Turqisë drejt ishullit të Chiosit në Greqi.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke,greke dhe Forontex.

Emigrantët janë marë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Çeshmes në Turqi.

Veritas.com.al/