E vërteta është se Bashkimi Evropian donte të godiste Matteo Salvinin. Për ta mbështetur, në një intervistë me Stampa, është Marine Le Pen, udhëheqëse e Rigrupimit kombëtar, sovraniste e orës së parë dhe armike e madhe e socialistit Pierre Moscovici, komisioneri i BE-së për çështjet ekonomike në rreshtin e parë në procedurat e violacionit kundër Italisë.

“Franca për vite ka tejkaluar 3% të PBB-së për deficitin publik, ndërsa Italia ka mbetur më poshtë. Borxhi ynë u rrit më shpejt se i juaji dhe, edhe pse me i vogël, tani është i barabartë me 100% të Produktit të Brendshëm Bruto, për të mos përmendur deficitin e madh në bilancin tregtar, ndërkohë që Italia gjithmonë siguron një tepricë.Pavarësisht kesaj Komisioni Evropian trajton Emmanuel Macron me doreza kadifeje dhe i jep atij një hapësirë të gjerë fleksibiliteti, ndersa jep prova te një ashpërsie  disproporcionale me Italinë ” .

“Nuk është një vendim ekonomik, por vetëm politik – konkludon Le Pen – kjo më shkakton më shumë zemërim”.

Veritas.com.al/