Pasi firmosi urdhra ekzekutiv shumë të fuqishëm, Presidenti Donald Trump është në rrugë për të mbërritur te Kombet e Bashkuara.

Dje ai firmosi urdhrin ekzekutiv për ndërtimin e Murit me Maksikën, një ditë më parë urdhrin për TPP, dhe ditën pas inaugurimit urdhrin për anulimin e programit Obamacare.

Urdhrat e mëdhenj të firmosur menjëherë nga presidenti Trump janë një zbatim i premtimeve të tij gjatë fushatës elektorale.

Sipas informacioneve, objektivi në radhë janë Kombet e Bashkuara, financimi i UN nga Shtetet e Bashkuara.

Dy urdhra ekzekutiv që janë përgatitur nga administrata e Trump premtojnë që të reduktojnë rolin e Shteteve të Bashkuara në financim, duke ndërprerë në mënyrë dramatike fondet për këtë organizatë. Përveç prerjes së fondeve mund të ndodhë edhe abrogimi i traktateve multilaterale në Kombet e Bashkuara.

Drafti i parë është shp[ërndarë të Mërkurrën dhe titullohet “Auditimi dhe reduktimi i financimeve të Shteteve të Bashkuara për Organizatat Ndërkombëtare”- raporton New York Times.