(FOTO: Marion Marechal- Le Pen, mbesa e Marine Le Pen)/
Në qoftë se zgjidhet presidente, Marine Le Pen do të shfuqizojë ligjin e martesave gay, deklaroi mbesa e kandidates për president në Francë, Marion Maréchal-Le Pen.
Duke folur për BFMTV të shtunën, e reja Le Pen tha se ajo personalisht mund të sigurojë mbëshetësit e hallës së saj për mbajtjen e këtij premtimi në qoftë se zgjidhet më 7 Maj.
“Ky nuk do të jetë prioriteti i parë… (shfuqizimi i martesave gay), por premtojmë se do ta ndjekim shumë afër, dhe unë personalisht garantoj se ky ligj do të prishet”, tha anëtarja e Parlamentit për Vaucluse.
/Veritas.com.al/