Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur marrëveshjen teknike për pensionet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
“Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me kaq ngulm për të realizuar këtë marrëveshje të vështirë! Mirënjohje për Qeverinë Italiane, Kryeministrin Draghi e ministrat Orlando e Di Maio për rolin e tyre vendimtar në gjetjen e një zgjidhje”.
‘Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pension e pleqërisë,. Sigurimit për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dal në pension. Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitoreje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve”.
Ndërsa, ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci falënderoi skuadrën shqiptare për punën e bërë.
“Është një marrëveshje e bazuar mbi reciprocitetin edhe shtetasit italian mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Është një moment shumë i rëndësishëm pasi është një urë tjetër që ne po ndërtojmë. Më shumë se 700 mijë janë me titullar shtetasit shqiptar. Paguajnë kontributet dhe falë kësaj marrëveshje do të plotësojnë këtë mangësi që ekziston në këtë boshllëk në vendin tonë”.
Duke nisur nga viti 2023, Qeveria italiane do të njohë edhe vitet e punës në Shqipëri, për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.
Kështu, ajo u ka dhënë atyre të drejtën e pensionit në momentin që arrijnë moshën. Parlamenti italian e ka përfshirë këtë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022.
Senati miratoi fazën e parë, duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme.
Në vizitën e tij të fundit në Itali më 17 nëntor të këtij viti, numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama kërkoi përshpejtimin e njohjes së sistemit të pensioneve.
Qindra mijëra shqiptarë jetojnë në Itali. Fuqia e tyre punëtore u është përgjigjur detyrimeve legjislative, pasi ata paguajnë miliarda kontribute për sigurimet, por shumicës prej tyre nuk i njihet e drejta e pensionit.
Kjo, për shkak të një mungese ligjore. E njëjta gjë edhe me italianët, që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
Në mars të 2021-it, një grup emigrantësh shqiptarë u kanë dërguar letër autoriteteve më të larta italiane e shqiptare me kërkesën për drejtën e njohjes së pensioneve për emigrantët mes dy shteteve Itali-Shqipëri.
Negociatat për këtë marrëveshje kanë nisur që në vitin 2013.