Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar dhe përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo thotë se marrëveshja për normalizim ekonomik është një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
STATUSI NGA YURI KIM
Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor: “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh.”