Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar atë.
Në një intervistë për “Cinque Minuti”, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për zhbllokimin e këtij projekti që parashikon që emigrantët e paligjshëm që kapen në det të strehohen në qendrën e pritjes në Gjadër deri në miratimin e kërkesave për azil në Itali.
“Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta”, shprehet Rama.
e mes dy vendeve e dëshmoi edhe mbledhja e parë ndërqeveritare dhe marrëveshjet e nënshkruara, me në krye monitorimi I përbashkët I ujerave detare por edhe projektet energjetike.
“Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme”, u shpreh Rama.
Rama rikonfirmoi ambicien per anëtarësim në Bashkimin Europian brenda 2030 ku një rol të rëndësishëm do të kete edhe ministrja virtuale Diella. Ajo do të përafroje legjislacionin ndërsa së shpejti do të marrë pjesë edhe në mbledhjet e qeverisë.
“Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Dhe detyra e saj është të përpiqet t’i bëjë shumë më të shpejta, shumë më transparente dhe shumë më pak të prekshme nga subjektiviteti njerëzor, le të themi, proceset e shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, prokurimet publike”, shtoi ai.
Komente