Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim këtë të premte Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
Ai tha se Tajani ka dhënë lajmin e mirë së më në fund janë gati për firmosjen e marrëveshjes së shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve në Itali.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani . Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foto me ministrin./