AFP / Emmanuel DUNAND

-Kabineti i Theresa May, jashtë dëshirës, miratoi draftin e marrëveshjes Brexit që u negociua me Brukselin-.

Ministrat europian firmosën draftin e marrëveshjes së divorcit britanik ditën e Hënë teksa nisën bjë javë përfundimtare ‘dhimbjeje’të negociatave mbi të ardhmen e lidhjeve përgjatë Kanalit.

Negociatori i Brexit, Michel Barnier dhe presidenca Austriake në rotacion e BE, thanë se teksti i negociuar do të prezantohet para liderëve të BE në samitin e firmosjes ditën e Shtune.

“Hapi i parë, i vështirë, është bërë”, tha ministri austriak për Europën Gernot Bluemel, vendi i të cilit mban presidencën në rrotacion të BE, pas takimit me ministrat.

“Një javë e dhimbshme në politikat Europiane po nis”, tha Blomel. “Ne i kemi mbi tavolinë letrat e divorcit. Dyzet e pesë vjet martesë e vështirë po marrin fund’.

Ndërkohë, diskutime të detajuara po vazhdojnë mbi deklaratat politike paralele, duke fiksuar  ambiciet e ardhshme me Britaninë post- Brexit- dhe në një zgjerim të mundshëm të periudhës së tranzicionit.

Britania do ta lërë Unionin në 29 Mars të viti të ardhshëm, por mbetet brenda të të njëjtit treg edhe për 21 muaj të tjerë.

Veritas.com.al/