Ish-Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisari, lajmërohet të jetë shtruar në spital për t’u trajtuar nga infektimi me koronavirus, për të dytën herë, njofton “News18”.

Ish-ndërmjetësuesi ndërkombëtar, ishte infektuar me virus edhe në mars të vitit 2020.

“Presidenti Ahtisaari është mirë në këto rrethana, por po trajtohet në spital”, thonë nga zyra e Fondacionit Ahtisari.

Ish-Presidenti finlandez Ahtisaari u raportua se ishte prekur nga sëmundja e Alzheimerit në fillim të shtatorit dhe se kishte hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes.

U raportua edhe se merrte trajtime mjekësore në shtëpi për shkak të sëmundjes së avancuar të kujtesës dhe që herë pas here kalonte periudha të kujdesit në një shtëpi pleqsh.

Ahtisaari ishte i dërguar i Kombeve të Baskuara për Kosovën, i caktuar me organizimin e procesit negocues për statusin e Kosovës, që për qëllim kishte zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi, e cila epilog e kishte pavarësinë përfundimate të Kosovës nga Serbia në vitin 2008.