Arrestohet kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ është firmosur ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, mëson Report Tv.

Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga Olsi Dado.

Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që ka dijeni për hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me një vepër penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që ka nisur dhe hetim pasuror.

Ndërkohë më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *