Qindra forca speciale të policisë serbe kanë nisur një aksion për kapjen e një personi të armatosur që vrau të paktën 8 civilë dhe plagosi 13 të tjerë në masakrën e dytë në vendin ballkanik, në dy ditët e fundit.

Ngjarja u regjistruar pak para mesnatën në fshatin Dubona ku autori qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas Ministrit të Brendshëm autori është identifikuar si 21 vjeçari Uros B. teksa ai ndodhet ende në arrati dhe konsiderohet si tepër i rrezikshëm. Ai dyshohet se ka debatuar me një polic dhe më pas ka qëlluar nga makina.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshon se ai fshihet, duke përfshirë në operacion dhe qentë e kërkimit dhe helikopterët.

Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje.

Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.

Personi i armatosur qëlloi një armë automatike nga një automjet në lëvizje pranë një fshati 60 km (37 milje) në jug të Beogradit.

Ministria e Brendshme tha se i dyshuari u arrestua pas “një kërkimi të gjerë”.

Kjo vjen pasi një djalë vrau nëntë persona në një shkollë të Beogradit të mërkurën, të shtënat më të rënda në Serbi në vite.

Policia njoftoi arrestimin e fundit rreth orës 08:40 me orën lokale (07:40 BST) të premten. I dyshuari – i cili është identifikuar vetëm me inicialet e tij UB – u arrestua pranë qytetit të Kragujevacit, tha ministria e brendshme.