Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e Bucha, 37 kilometra larg kryeqytetit. Zelensky shkoi në spitalin e qytetit, ndërsa pa rrugën ku u shkatërruan makinat e blinduara ruse dhe foli me popullsinë vendase, duke përdorur fjalë si “krime lufte”, “mizori” dhe duke e quajtur atë që ndodhi në qytet si ‘një nga gjenocidet më të mëdha’ që nga Lufta e Dytë Botërore’.
Përveç kësaj, ai përsëriti nevojën e vazhdimit të dialogut për të arritur deri në fund të konfliktit: ‘Ukraina duhet të ketë paqe – theksoi ai -. Jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona si në nivel diplomatik dhe ushtarak’.